Ish –Ambasadori Peci: Demarkacioni të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese

Aktuale December 06, 2017 - 12:48

Drejtori ekzekutiv i KIPRED dhe ish –ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Suedisë Lulzim Peci ka dalë më nje propozim që marrëveshja për demarkacionin të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese para se të dërgohet për votim në Parlament.

Peci ka thënë se Gjykata do të duhej ta shqyrtojë përputhshmërinë e principit të përcaktimit të kufirit në bazë të zonave kadastrale me Kushtetutën e vendit.

“Propozoj qe para se te procedohet ne votim marreveshja per demarkacionin, ajo te dergohet ne Gjykaten Kushtetuese, dhe te shqyrtohet perputhshmeria e principit te percaktimit te kufirit ne baze te zonave katastrale te komunave me Kushtetuten, dhe se zbatimi i nje principi te tille a e demton integritetin territorial te vendit tone. Nese kjo eshte ne rregull, atehere nuk kemi se cfare te diskutojmë” ka thënë shkruar Peci në Facebook.

Ndryshe Ish- ambasadori kosovar, Lulzim Peci përmes një postimi në Facebook, pasi Qeveria dërgohi në Kuvend projektligjin për demarkacionin dhe raportin e Komisionit Shtetëror për kufirin me Malin e Zi, ka shkruar se Komisioni Bulliqi nuk ka sjell asnjë fakt që kufijtë e tanishme e Kosovës nuk përputhen me kufijtë kadastral të Komunës së Pejës dhe Deçanit.

“Sa po mundem te kuptoj nga mediat, Komisioni nuk solli asnje fakt qe kufinjte e tanishme te Kosoves nuk perputhen me kufinjet kadastral te Komunes se Pejes dhe Decanit.Nese ky komision nuk e ka dokumentuar kete mos perputhje, atehere cfare ka bere?” ka shkruar ai.