Hamza i kundërpërgjigjet Topallit: analiza juaj, puro-politike

Aktuale December 06, 2017 - 10:50

Ministri i Financave, Bedri Hamza, i është përgjgjur deputetit të LVV-së, Faton Topallit, i cili tha se nuk është bërë kurrfarë ndryshimi në projektbuxetin për vitin 2918, krahasuar me vitet e kaluara, raporton "Zeri.info".

“Nuk e di si thuhet se është një buxhet i njëjtë, kur minsitra e insfrastruktruë  ka 35% rritje, ministria e Arsimit ka 24 % rritje…”, deklaroi ai. 

Hamza me këtë rast, tha se me këtë buxhet qeveria është duke u dhënë para qytetarëve, ndërkohë që kritikat e Topallit, ai i quajti krejtësisht politike dhe joprofesionale.

“Buxheti është publik. Prandaj konstatimet, analiza juaj z.Topalli ishte puro politike, pa asnjë saktësi profesionale”, theksoi ai, raporton "Zeri.info".

Ndërkaq, deputeti i LVV-së, Faton Topalli, në kundërpërgjigjen e tij, tha se nuk ka ndryshime në politikat e bërjes së këtij projektbuxheti, e jo në numra.

“Nuk thash që s’ka lëvizje të numrave në buxhet, ka. Nuk ka ndryshim të politikave”, nënvizoi ai./ZERI