Kosova dhe Turqia me bashkëpunim në fushën e shërbimeve dhe skemave sociale

Aktuale December 05, 2017 - 13:54

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica i shoqëruar edhe nga ambasadori i Kosovës në Ankara,  Avni Spahiu takoi në Turqi ministrën e Familjes dhe Politikave Sociale të këtij vendi, Fatma Betyl Saja Kaja.

Temë diskutimi në këtë takim ishte shkëmbimi i përvojave të të dyja shteteve në fushën  e shërbimeve dhe skemave sociale.

Reçica u njoftua nga ministrja Kaja për sistemin që ka ngritur Turqia lidhur me shërbimet dhe skemat sociale, e cila gjithashtu tregoi se kush janë përfitues të asistencës sociale nga këto skema. Ajo theksoi se Turqia është një shtet social dhe vërtetë kujdeset për qytetarët e saj.

Të dy ministrat pajtuan për të vazhduar bashkëpunimin në këtë fushëdhe ky bashkëpunim të jetë më intensiv, me ç’rast ministri Reçica e ftoi ministren Kaja për një vizitë zyrtare në Kosovë, transmeton Klan Kosova.