Përfundon mbledhja e kryesisë, a u diskutua rreth Demarkacionit?

Aktuale December 05, 2017 - 11:48

Kryesia e kuvendit e cila tashmë ka përfunduar mbledhjen urgjente, nuk ka diskutuar rreth marrëveshjes së Demarkacionit. Përkundrazi, në këtë mbledhje është diskutuar rreth zhvendosjes së komisionit për Stabilizim Asociim tek komisioni për integrime Evropiane.

Kështu ka bërë të ditur deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se një gjë e tillë është e papranueshme për LVV-në, raporton “Zeri.info”.

“U ftuam të diskutojmë në lidhur me komisionin për marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Tema e diskutimit ishte komisioni për marrëveshjen për Stabilizim Asociimi, ku nga Kadri Veseli u propozua që puna e kësaj marrëveshje të kalohet në komisionin për integrime evropiane. Sigurisht që kjo u kundërshtua nga Vetëvendosje dhe nga LDK-ja dhe arsye pse e kundërshtuam është se pikërisht që ky komision udhëhiqet nga PDK-ja. Arsyeja pse ne e kundërshtuam është për faktin se me rregulloren e kuvendin Komisioni për Integrime është komision i përhershëm”, deklaroi ajo.

Haxhiu më tej, tha se në asnjë pikë nuk është diskutuar rreth Demarkacioni, si ishte pritur.

“Në asnjë prej pikave nuk është diskutuar për çështjen e Demarkacionit”, shtoi ajo./Zeri/.