Shkarkohet një zëvendësministër, emërohen katër të rinj (Dokument)

Aktuale December 05, 2017 - 09:44

Në Qeverinë e Kosovës është duke vazhduar emërimi i zëvendësministrave.

Hamza Balje është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik pasi kryeministri Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga kjo pozitë Fatir Berzatin, raporton lajmi.net.

Ndërsa, Naim Qelaj është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë, Musa Cena zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe Fehmi Mujota zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës.

Nga këto emërime numri i zëvendësministrave në Qeverinë Haradinaj ka arritur në 67.

Image