Gjykata e Lartë e Serbisë: Urdhri për arrestimin e Haradinajt mbetet në fuqi

Aktuale December 05, 2017 - 08:00

Ministria serbe e Drejtësisë nuk ka marrë ende ndonjë njoftim nga Interpoli për të hequr urdhrin për arrestimin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kurse Gjykata e Lartë serbe ka thënë sot për “Beta” se fletarrestimi për shefin e qeverisë kosovare mbetet në fuqi.

“Asnjë vendim për tërheqjen e urdhër­arrestit nuk është bërë. Urdhri mbetet në fuqi”, ka bërë të ditur kjo gjykatë, transmeton lajmi.net.

Gjatë ditëve të fundit u konfirmua se me kërkesën e UNMIK­ut, Interpoli kishte hequr Haradinajn nga lista e të kërkuarve për krime lufte.

Veç Haradinajt, nga kjo listë janë hequr edhe 17 persona tjerë.