A ka ndryshuar qëndrim Daut Haradinaj rreth Demarkacionit? Tregon ai!

Aktuale December 04, 2017 - 18:18

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka dekaruar për ‘Gazeta Blic’ se qëndrimi i tij rreth demarkacionit mbetet i pa lëkundur. 

Ai ka pohuar se çdo ndryshim eventual i kufijnëve është në dëm të Kosovës.

“Unë vazhdoj të besojë fuqishëm që kufiri është në Kull dhe Çakorr, dhe çdo ndryshim eventual është në dëm të teritorit të Kosovës”,ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka përsëritur edhe një herë se një kusht i tillë i vendosur nga BE, është i pa nevojshëm.

“Kushti për ratifikim për të marrë të drejtën e lëvizjes së lirë e kam konsideruar gjithmonë kusht të pa drejt dhe të pa nevojshëm, megjithatë shpresoj se do të ketë mirëkuptim nga pala Malazeze dhe kjo temë të rinegocjohet”, ka përfunduar Haradinaj për Gazeta Blic.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës  sot në mbledhjen e radhës ka shqyrtuar dhe proceduar në Kuvend Raportin e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit dhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.