Mos u nisni në këtë rrugë në Prishtinë, kjo po ndodh atje

Aktuale December 04, 2017 - 09:40

Pas reshjeve të borës, në Prishtinë ka filluar edhe rritja e kolonave nëpër rrugë.

Është pikërisht pjesa në dalje të rrethit që lidh Prishtinën me Fushë-Kosovën, saktësisht në afërsi të lagjeve Dardani dhe Lakrishte,  ku kolona është tejet e madhe.

Në një fotografi të siguruar nga Indeksonline bëhet e qartë që po u nise nga kjo rrugë do të mbetesh në pritje për shumë minuta.

Duhet përkujtuar që tashmë Policia ka porositur të gjithë qytetarët që të kenë pajisjet e nevojshme dimërore për makina dhe të kenë kujdes gjatë vozitjeve.

Image