Tahiri: Vetëm në këtë mënyrë mund të bie Qeveria Haradinaj

Aktuale December 02, 2017 - 18:13

Analisti politik, Ramush Tahiri ka komentuar ftesën e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri ndaj VV për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Tahiri ka thënë se ftesa e Lutfi Hazirit është dëshirë nuk është ende kërkesë zyrtare, meqë në asnjë kryesi as të LDK e VV nuk është diskutuar për këtë çështje.

Sipas tij LDK e VV kanë shumë kundërshtime ndërmjet vete dhe vetëm në udhëheqje liderësh mund të ngritët një mocion kundrejt qeverisë.

“LDK e VV kanë shumë dallime e kundërshtime ndërmjet veti.

Marrëveshja mund të bëhet në udhëheqje ose nivel liderësh. Luta e matë opinionin dhe krijon atmosferë por kërkesa e tij është dëshirë nuk është ende kërkesë zyrtare.

As në Kryesi të LDK as në VV nuk është marr vendim e as që është diskutu për rrëzim të Qeverisë”, ka thënë Tahiri për Gazeta Blic.

Ai më tej ka thënë se kjo qeveri mund të bie dhe të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Mund të bie si çdo qeveri tjetër nëse ngrihet mocion votëbesimi dhe nëse votohet me 61 vota në Kuvendin e Kosovës.
Mandej shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme”, është shprehur ai.

Ndryshe, mbrëmë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në një debat televiziv tha se pas 100 ditëshit të qeverisjes Haradinaj, opozita do të ngris mocion për rrëzimin e kësaj qeverie.

Haziri në të njëjtën kohë i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që të përkrahin LDK-në në këtë aspekt dhe të rrezohet Qeveria Haradinaj.