Serbia shpall gjendje të jashtëzakonshme

Aktuale December 02, 2017 - 17:05

Autoritetet serbe kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në jug të Serbisë, për shkak të vërshimeve të mëdha që kanë goditur këtë pjesë të këtij vendi.

Shtabi për emergjenca njoftoi se të reshurat e mëdha të shiut kanë krijuar probleme në infrastrukturën rrugore dhe popullsia ka mbetur pa ujë të pijes për shkak të ndërprerjes së punës së fabrikës për përpunimin e ujit.

Ndërkohë ka nisur furnizimi i popullatës me ujët ë pijes nga cisternat.