Lekaj inspekton punimet në autostradën 'Arbën Xhaferi'

Aktuale December 02, 2017 - 16:56

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i shoqëruar nga dy zëvendësministrat Rexhep Kadriu dhe Idriz Selimaj, inspektuan punimet që janë duke vazhduar në ndërtimin e Autostradës  “Arbër Xhaferi”, njofton Klan Kosova.

Gjatë kësaj vizite ministri Lekaj pa nga afër realizimin e punimeve në këtë autostradë.

“Mund të them se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që ky projekt të përfundoi me 31 dhjetor 2018. Ndërsa, në fund të këtij muaji do të përfundoi gjysmë segmenti i dytë i kësaj autostrade që është nga fshati Babush deri në fshatin Bibaj”, ka thënë Lekaj.