Pas Shqipërisë, përmbytje edhe në Maqedoni

Aktuale December 02, 2017 - 16:45

Pas shiut të madh që ka rënë në Maqedoni, është bllokuar rruga e banjës së Tetovës. Banorët në adresë të portalit “Tetova Sot” kanë bërë apel për ndihmë pasi shumë familje janë bllokuar dhe nuk lëvizin dot. “ja si është rruga.

Shumë vetë janë bllokuar. S’kemi si të shkojmë në qytet. Akoma autoritetet komunale nuk kanë marrë masa për të pastruar rrugën”, ka thënë një banor i lagjes.

Shiu i rrëmbyer ka bllokuar shumë rrugë dhe ka bërë që dheu të shembet në kodra e male.

Image