Ja si e vlerëson punën e Qeverisë deputeti i AAK-së

Aktuale December 02, 2017 - 10:34

Rasim Selmanaj, deputet nga partia të cilën e drejton kryeministri aktual Ramush Haradinaj (AAK), ka vlerësuar se Qeveria aktuale ka bërë një punë të madhe prejse ka ardhur në krye të detyrës, shkruan "Zeri.info".

“Pas shumë viteve ka ardhur një kryeministër, i cili i ka ndërruar taktikat e punës. E dyta, ka ardhur një kryeministër që merr vendime që janë në favor të vendit dhe të qytetarëve dhe unë jo që i takoj kësaj partie, por punën e vlerësoj jashtëzakonisht pozitive dhe dëshiroj që kryeministri ta mbajë këtë ritëm të punës”, ka thënë ai, duke shtuar se janë më shumë se 20 vendime që tashmë janë marrë nga Qeveria.

Ndërkohë, duke folur rreth paralajmërimit të opozitës se do ta rrëzojë Qeverinë, ai ka thënë se Qeveria nuk do të ndalet së punuari. “I kemi 61 numra, sipas nevojës i kemi edhe 62. Ne vazhdojmë të punojmë, detyrë e opozitës është të thotë ne e rrëzojmë, ndërsa detyra jonë është të punojmë”, ka shtuar ai për "Zeri.info".