Kryeministri Haradinaj premton ndryshimin e gjendjes në arsim

Aktuale November 30, 2017 - 11:30

“Të veprojmë së bashku për arsim më të mirë”, është konferenca ndërkombëtare për PISA 2018 , e cila po mbahet në Prishtinë me organizimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, raporton “Zeri.info”.

Përfaqësues të qeverisë së Kosovës në këtë konferencë kanë shprehur qëndrimin e tyre për të ndryshuar gjendjen në sektorin e arsimit.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se planprogramet per nivelin e ulët mësimor janë eksperimentale si dhe ka kritikuar infrastrukurën në shkolla duke thënë se monitorimi i shkollave është fals.

“Ka numër shumë të madh të orëve të humbura dhe plot mësimdhënës nuk e kanë problem që nuk mbajnë mësim”, tha Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj gjithashtu theksoi se nxënësit po dalin jo të plotësuar në dije.

Ndërkaq ministri i arsimit Shyqiri Bytyci ka thënë se nuk është niveli i duhur i arsimit në Kosovë.

Ai tha se do të punohet për tu ndryshuar kjo gjendje në arsim, raporton “Zeri.info”.

PISA sipas ministri ishte një reflektim i gjendjes në arsim , prandaj ai tha se do të rritet ndërgjejgjësimi i të gjitha strukturave në arsim.

Bytyci tha se kanë plan dhe mbështetje nga qeveria për të ndryshuar rezultatet e PISA.

Zëvendës ministrja e arsimit të Shqipërisë Besa Shahini tha se duhet përqëndruar tek të mësuarit në shkolla. Sipas saj nxënësit shkojnë në shkollë por nuk marrin ato që ofron shkolla.

Shahini tha se reforma në trajnimin e mësimdhënësve është qenësore.

Në vitin 2018 ajo tha se do të ketë trajnim të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë.

Trajnim të përbashkët të mësimdhënësve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ndwrsa Ministri i arsimit Shyqyri Bytyci në konferencën për media tha se na pret shumë punë për të bërë që testi PISA i ardhshëm të ketë rezultate më të mira. Ai tha se konferenca e sotme tregon se jemi të vetdijshëm që arsimi duhet të ndryshoj në Kosovë.

Bytyci tha se më datën 7 dhe 8 do të mbahet një konferencë tjetër në Prizren./ZERI

Image
Image