Ky është posti i Selim Pacollit në Komunën e Prishtinës

Aktuale November 29, 2017 - 22:30

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk e ka përjashtuar mundësinë që Selim Pacolli nga AKR të bëhet nënkryetar i Prishtinës.

Ahmeti në emisionin “Debat D” në RTV Dukagjini ka thënë se zgjedhja e Pacollit në pozitën e nënkryetarit do të ishte legjitime, meqë ai ka qenë personi i tretë më i votuar në Prishtinë.

“Pajtohem me qenë Selim Pacolli nënkryetar. Do të ishte e drejtë dhe është legjitime, sepse ai ka qenë personi i tretë më i votuar në Prishtinë. Për mua është e pranueshme. Ai ka pasur një program që ka prezantuar dhe ka marrë përkrahje të qytetarëve. Do të ishte legjitime. Me Ligjin për Prishtinën, ne do t’i kemi dy nënkryetarë”, ka thënë Ahmeti.