Ja si e feston 28 nëntorin Xhabir Zharku në Suedi (FOTO)

Aktuale November 28, 2017 - 20:32

Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, i ikur nga drejtësia e Kosovës, edhe në Suedi e feston 28 nëntorin.

Ai një postim në “facebook”, ka publikuar një fotografi, mbi të cilën ka shkruar: “Krenarë që jam shqiptar! Ngritja e Flamurit Kombëtar në shtëpinë time në Staffanstorp të Suedis”.

Zharkut, Gjykata Supreme i kishte konfirmuar dënimin me tre vjet burgim në maj të 2012-ës. Ai më pas kishte arritur të udhëtonte për në Suedi pa asnjë pengesë nga autoritetet e sigurisë.

Në vitin 2014 institucionet e drejtësisë në vend, konrektisht Ministria e Drejtësisë kishte  njoftuar se Zharku nuk mund të ekstradohet për shkak se ka shtetësi suedeze.