Edhe në Preshevë e Bujanoc festohet me flamujt kuq e zi, përkundër ndalesës (Foto)

Aktuale November 28, 2017 - 16:18


28 Nëntori, dita e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë po festohet edhe në Kosovën Lindore.

Bujanoci e Presheva janë mbuluar nga ngjyrat kuq e zi, nga qytetarë të cilët nëpër qytet po kremtojnë 105 vjetorin e pavarësisë.

Edhe pse e kanë të ndaluar, flamuri kuq e zi është vendosur në ndërtesat e të dy komunave, pra Bujanoc e Preshevë, transmeton lajmi.net

Kjo gjë është e ndaluar, e viteve të kaluara flamurat hiqeshin.

“Festa e Shqipërisë, dita e flamurit u festua edhe në Bujanoc e Preshevë, duke theksuar flamurin shqiptar dhe një serb në të dy komunat. Festimi kaloi pa incidente”, shkruajnë mediat serbe.

Për 28 Nëntorin janë zhvilluar edhe aktivitete kulturore e artistike nga shqiptarët atje. 

Image

Image

 

Image