Kjo është kërkesa e Ganimete Musliut për 28 Nëntor

Aktuale November 28, 2017 - 11:02

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka uruar të gjithë qytetarët për festën e 28 Nëntorit.

Ajo përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka kritikuar autoritetet të cilat akoma nuk e kanë vendosur një shtatore të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, shkruan “Zeri.info”.

Ky është postimi i plotë i Musliut:

Edhe në këtë 28 Nëntor ende s'u gjetë një vend për Ty në Kryeqytetin e Republikës Komandant! 

Duke uruar që Nëntorin tjetër, në 20 vjetorin e pavdeksisë tënde te na bashkosh të gjithëve në Prishtinë, të gjithë shqiptarëve, ju uroj ditën emblematike të Kombit tonë, Urime 28 Nëntori! ë

Image