Daçiq: Shqiptarët duhet të ikin në Shqipëri, Kosova nuk është vendi i tyre

Aktuale November 28, 2017 - 09:26

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka reaguar me deklarime skandaloze në lidhje me informacionin se Madagaskari e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke thënë se shteti i Kosovës nuk ekziston dhe shqiptarët e Kosovës duhet të ikin në Shqipëri sepse aty e kanë vendin, raporton RTS, transmeton Indeksonline.

“E respektojmë të drejtën për vetëvendosje të popullit por për çfarë lloj të drejte për vetëvendosje po flasim këtu për shqiptarët të cilët kanë shtetin e tyre në Shqipëri, në Kosovë është një pakicë brenda Serbisë, e cila nuk ka të drejtë për vetëvendosje”, ka thënë Daçiq.