Abrashi: Moslejimi i rinumërimit cenon të drejtën time dhe të qytetarëve

Aktuale November 27, 2017 - 20:49

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka thënë se do të insitojë që të bëhet rinumërimi i votave, shkruan zëri.info. 

Abrashi gjithashtu tha rinumërimi nuk cenon të drejtën e askujt, përkundrazi sipas tij moslejimi i rinumërimit cenon të drejtën e tij dhe të qytetarëve. 

Ky është shkrimi i plotë: 

"Qytetarë të dashur të Prishtinës,

Ne jemi në pritje të shpalljes së rezultateve përfundimtare nga ana e KQZ-së, megjithatë, unë dua t'iu falenderoj nga zemra të gjithë ju 41879 votues për mbështetjen tuaj, juve që besuat në vizionin dhe programin tim për Prishtinën qytet të zhvilluar.

Unë dhe ju, së bashku, insistojmë që rinumërimi të ndodh sepse ky proces do të hiqte çdo dilemë dhe do të ruante besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe në rezultatin përfundimtarë të këtij procesi. Rinumërimi nuk cenon të drejtën e askujt, moslejimi i tij pa një bazë të qartë ligjore përkundër dëshmive tona ndërsa, cenon të drejtën time dhe të votuesve vota e të cilëve duket se është manipuluar.

Rinumërimi edhe në të kaluarën ka ndodhur në Kosovë, nga ky proces nuk ka nevojë të frikësohet askush. Prandaj në jemi duke shqyrtuar të gjitha mundësitë ligjore që të realizojmë rinumërimi si mekanizëm i vetëm që korrigjon dhe saktëson rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kryetar të Prishtinës!

Faleminderit, jemi bashkë", ka përfunduar Abrashi /Zeri/