Sylejman Selimi shkruan letër prekëse nga burgu i Dubravës: Këto pranga po na shkaktojnë dhimbje (Foto)

Aktuale November 27, 2017 - 19:55

Ish- komandi i UÇK-së, Sylejman Selimi me rastin e 20 vjetor-it të daljes publike të UÇK-së ka shkruar një letër prekëse nga burgu i Dubravës.
Tash e sa vite Selimi këtë përvjetor e pret prapa grilave, duke vuajtur dënimin që siç thotë ai me akuza të padrejta dhe me dënime të rënda nga një mision dhe gjykatë e korruptuar e Eulex-it.

“Ne nuk fyhemi nga të ultët por mërzitemi kur nuk mbrohemi nga ata që e kanë për detyrë të jenë mbrojtës të shtetit, kur nuk mbrohemi nga shteti që e krijuam vetë, nga ai shtet që e ngritem me gjak e me plagë që e kemi shërbye edhe në uniformë”, ka shkruar ai në letrën e tij të siguruar nga Indeksonline.
Selimi ka thënë se ambienti i burgut po i rëndon duke e pas parasysh që edhe institucionet nuk e mbrojnë të drejtën, lirin dhe vlerën mbi të cilën u krijuan.
“Jo vetëm në këto ditë lavdie, por përditë duhet të mbrohen dhe kultivohen vlerat kombëtare e shtetërore, të kujtohen dëshmoret dhe të rënët për atdhe”, ka theksuar ai në letrën e tij të shkruar nga qelia e tij.
Selimi me kujtime është kthyer prapa, derisa ka shkruar për 20 vitet e mëhershme teksa ai me bashkëluftëtarët tjerë kanë dalë në vija të frontit.
“20 vite më parë ne ishim në vija fronti kur u zhvillua beteja e Rezallës se Re dhe dalja publike e UÇK-së, kurse sot në 20 –vjetorin e asaj ngjarje ne jemi të privur nga e drejta për të vënë lule mbi varret e shokëve tanë. Vite më parë ne ishim në krye të marshimit të trupave të TMK-së dhe FSK-së, kur sot në ditën e Forcës nuk jemi në mesin e kolegëve tanë ushtarë e oficerë të Kosovës.”, shkruan më tej ish- komandati i UÇK-së.
Mungesa në këto përvjetore duket se po i shkakton dhembje ish- ushtrit.
“Sot po mungojmë në përvjetore por më keq do të ishte të mungonin atëherë kur u krijua historia e asaj që përkujtohet sot, përkundër disave që atëherë i munguan Kosovës e Adem Jasharit e sot mundohen ta uzuropjnë lavdinë dhe ta shtrembërojnë historinë”, thotë Selimi.
Ai ka thënë se sot po mungojmë në përvjetore por më keq do të ishte të mungonim atëherë kur u krijua historia e asaj që përkujtohet sot, përkundër disave që atëherë i munguan Kosovës e Adem Jasharit e që sot mundohen ta uzurpojnë lavdinë dhe ta shtrëmbërojnë historinë

Image
Image