Lajm i rëndësishëm për Invalidët e Luftës dhe Familjet e Dëshmorëve

Aktuale November 27, 2017 - 11:26

Zyra e kryeministrit përmes një komunikate njofton Invalidët e Luftës dhe Familjet e Dëshmorëve se Vërtetimet për Dëshmorë të Kombit dhe Invalidë të Lufës fillojnë të lëshohen që nga data 1 DHJETOR 2017, me orar 9:00 – 12:00 dhe 13:00 – 15:00.

“Për vërtetime të Invalidëve kërkohen: Çertifikata e Statusit (origjinal) dhe Çertifikata e lindjes (origjinal). Ndërsa për vërtetime të Dëshmorëve kërkohen: Çertifikata e Statusit (origjinal) dhe Çertifikata e vdekjes (origjinal). Vërtetimet i hapin rrugë aplikimit të Invalidëve të Luftës për Komision Mjekësor, ku do të vlerësohet dhe rivlerësohet shkalla e invaliditetit, si dhe hapin rrugën e aplikimit për pension familjar të dëshmorëve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë