Deda: Ata që duan destabilizimin e vendit mos të harrojnë praninë e NATO-s

Aktuale November 24, 2017 - 20:36

lir Deda, deputet nga radhët e Alternativës në Kuvendin e Kosovës ka kujtuar praninë e NATO’s në vend për të gjithë ata që duan destabilizimin e vendit.

Gjithë kjo pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës dhe Gjykatës Speciale.

Thotë se inati politik nuk duhet të ndikoj në degradim të institucioneve.

‘Këta po mundohen me bo destabilizim politik tu shpresu se do të ketë protesta agresive në Kosovë”, theksoi ai.

Deda thotë se një destabilizim situate nuk është i mundur dhe kjo sipas tij nuk po kuptohet nga Qeveria në vend.