Limaj: Për 7 vjet e 10 muaj u ekspozova ndaj një persekutimi të pashembullt

Aktuale November 24, 2017 - 18:04


Pas vendimit të Gjykatës Themelore që Fatmir Limja u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat keqpërdorim detyre, korrupsion, ryshfet ai përmes një konference për media u është drejtuar qytetarëve të Kosovës.

Ai ka thënë mbi 7 vite individë të caktuar janë munduar të njollosin emrin e tij, por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe sot kjo u dëshmua, raporton lajmi.net.

Limaj ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën dhe besuan në pafajësinë e tij, pasi siç tha ai, tani po kthehen fuqishëm për të rikthyer ekonomin e Kosovës.

“Mbi 7 vjet, ose mbi 2700 ditë, jam frustruar nga individë të cilët me pamundësi të ballafaqohet me argument politike për t’i shërbyer vendit. U ekspozuam për 7 vite e 10 muaj një persekutimit të pashembullt”, ka thënë ai.

“Sonte me kënaqësi dal para qytetareve për të rikonfirmuar atë që unë ka thënë më 28 prill 2010, se unë me bashkëpunëtorët e mi, familja ime i kemi shërbyer vendit pa kompromis. I kom shërbyer me devotshmëri vendit. Askush asnjëherë nuk mund të më gjejë asnjë cent të keqpërdorur nga unë.”

“Tentuan qe pasionin tim ta pengojë në mënyre me të keqe të mundshme, preken në ndershmërinë time, në përkushtimin për të punuar për vendin tim. Nga një ministri i suksesshëm e i nderuar në Kosovë me kthyen brenda natën në njeriun më të urryer në vend.”

“Ata tentuan ta përlyerjen e personalitetit tim, të familjes time, bashkëpunëtorëve të mi, por unë i dhashë vetes një detyrë të qëndroj i fortë për të dëshmuar para të gjithëve që ne i shërbyem këtij vendim me devotshmëri dhe ndershmëri vendit.”

“Falënderoj çdo njeri të këtij vendi që nuk kanë humbur besimin në fjalën time. Gjithë jetën time do t’ia kushtoj rendit dhe ligjit…”