Veteranët e UÇK-së protestojnë më 28 nëntor, kundër dënimit të “Grupit Kumanova”

Aktuale November 24, 2017 - 16:33

Më 28 nëntor, në Ditën e Flamurit Kombëtarë, në Prishtinë do të ketë protesta.

Ajo do të organizohet nga organizata e dala nga lufta e UÇK-së, në mbështetje të të dënuarve të Grupit Kumanova.

Mbajtjen e kësaj proteste e ka bërë të ditur nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj gjatë një konference për media të premten.

“Ne jemi krah tyre në çdo situatë, prandaj ne do t’i përkrahin në çdo rrethanë dhe mundësi dhe nga këtu ftoj të gjithë organizatat, veteranët, familjet e dëshmorëve të dalin të protestojnë më 28 nëntor”, tha Haradinaj.

Protesta do të mbahet para Tetarit Kombëtar në ora 14:00.