Jakup Krasniqi pas vendimit të Gjykatës për Limajn: Fitore e madhe në përballje me padrejtësinë

Aktuale November 24, 2017 - 16:30

Kryetari i Këshillit Kombëtar të partisë Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi ka komentuar vendimin e gjykatës për pafajësinë e Fatmir Limajt në rastin e MTPT-së duke thënë se është vendim i drejtë dhe në kohë të duhur.

“Një fitore tjetër e madhe e Fatmir Limajt në përballje me padrejtësinë”, shkruan Krasniqi.

Ky është statusi i tij i plotë:

Limaj lirohet nga të gjitha pikat e aktakuzës për rastin MTPT

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur të pafajshëm Fatmir Limajn në lidhje me të gjitha pikat e akuzës në kohën sa ishte ministër i Transportit.

Vendim i drejtë dhe në kohën e duhur i Drejtësisë!

Një fitore tjetër e madhe e Fatmir Limajt në përballje me padrejtësinë!

Urime e të priftë e mbara Fatmir Limaj!