Thaçi takon ministren e Mbrojtjes së Shqipërisë

Aktuale November 24, 2017 - 15:43

Presidenti Hashim Thaçi është takuar me ministren e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçkën.

“Kosova po mëson nga përvoja 105 vjeçare e Shqipërisë. Ne e kemi mbështetjen e saj kudo në botë”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

“Ndamë bindjen e njëjtë me Ministren e Mbrojtjes së Shqipërisë, se anëtarësimi i shteteve të rajonit në aleancën veriatlantike do u jepte fund të gjitha problemeve të sigurisë në rajonin tonë”.