Limaj lirohet edhe nga akuza në pikën 3, marrje e ryshfetit

Aktuale November 24, 2017 - 14:59

Trupi gjykues në krye me gjyqtaren e EULEX- it, Maria Tuma ka marrë vendim ndaj ish-ministrit të Transportit, tani zëvendëskryeministër, Fatmir Limaj, në rastin gjyqësor të njohur si MTPT që ai të lirohet nga pika tre e aktakuzës për marrje të ryshfetit, raporton “Zeri.info”.

Në këtë pika të aktakuzës marrja e ryshfetit, Limaj dhe të akuzuarit tjerë lirohen nga akuza, sepse nuk është provuar që ata kanë kryer këtë vepër./ZERI/.