Fatmir Limaj arrin në Gjykatë, pritet vendimi

Aktuale November 24, 2017 - 14:02

Ish-ministri i transportit, tani zënvendëskryeministrit, Fatmir Limaj, ka arritur në Gjykatë, ku pritet të shpallë aktgjykimi ndaj tij, raporton "Zeri.info".

Ai akuzohet për krim të organizuar dhe korrupsion, dhe për kurdisje tenderësh në kohën sa Limaj ka qenë ministër i transportit nga radhët e PDK-së.

Dje në fjalën përfundimtare, Fatmir Limaj tha se nuk ka prova që e bëjnë atë fajtor në lidhje me këto vepra.

Edhe avokati ka deklaruar se klienti i tij nuk ka keqpërdorur asnjë cent në Ministrinë e Transportit.

Veç Limajt për këtë rast akuzohen edhe Endrit Shala, Florim Zuk,a Shpëtim Telaku dhe Nexhat Krasniqi. /Zeri/.