Momenti kur gazetarja alivanoset gjatë arrestimit të deputetëve të LVV-së (Video)

Aktuale November 24, 2017 - 12:29

Gazetarja e portalit arbesh.info, Valdete Berisha është lënduar si pasojë e sprejit lotsjellës të hedhur nga policia e Kosovës gjatë arrestimit të deputetëve të VV-së.

Ajo është alivanosur nga sasia e sprejit që ishte hedhur, përderisa ka ardhur ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë.

Gazetarja ka kërkuar trajtim mjekësor, dhe përveç problemeve nga spreji nuk ka lëndim trupor.

Në një video të siguruar nga lajmi.net shihet gazetarja në fjalë e alivanosur në tokë.

Ndiqeni videon.