Bytyqi: Në dhjetor procedohet ligji për mësimdhënësit e viteve të 90-ta

Aktuale November 24, 2017 - 10:35

Teuta Haxhiu deputete e AAK-se i ka ngritur çështjen e ligjit për punëtoret e arsimit të viteve të 90-ta. Ajo pyeti ministrin e arsimin Shyqiri Bytyqi se kur do të nxirret ky ligj nga ministria e arsimit.

"A është e gatshme ministria juaj të nxjerre ketë ligj. Ky kuvend në vitin 2013 nxjerri tre rekomandime ku nder të tjera ishte obligimi i Kuvendit të nxjerre ligjin për tre muaj. Pyetja ime është kur do ta nxjerre ministria juaj ketë ligj", ka thënë ajo.

Ndërsa ministri i arsimit Shyqiri  Bytyqi tha se ky projektligj do të vie në Kuvend në fillim të dhjetorit.

"Ky ligj ka qene kërkese dhe ekziston një draftligj për mësimdhënësit e asaj kohe por për shkak të kostos nuk ka arritur, është vendosur që ky projektligj të vie në Kuvend gjatë muajit të ardhshëm. Jemi të gatshëm që në fillim të muajit dhjetor ta procedojmë", ka thënë ai./ZERI/.