Daçiq 'thumbon' Behgjet Pacollin, ja si e quan

Aktuale November 24, 2017 - 09:44

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq e ka cilësuar Behgjet Pacollin si “pak nervoz”.

Kjo sipas tij, pasi planet si ministër i jashtëm nuk po i shkojnë ashtu siç ka premtuar.

“Unë nuk e kuptoj çfarë nuk shkon me të. Gjërat nuk po dalin siç ai kishte planifikuar, dhe çfarë ka premtuar. Kjo është arsye pse imponohen gënjeshtra se unë dua t’i shkatërroj njohjet e Kosovës dhe Serbia ka qëndrim destruktiv”, tha Daçiq, transmeton lajmi.net

Ai tutje ka pyetur Pacollin pse nuk po arrin ta bëjë Kosovën pjesë të Unescos dhe Interpolit.

“Nëse unë jam aq i vogël, ju jeni Pacolli i madh pse nuk po bëheni anëtarë të UNESCO-s dhe Interpolit, pse nuk po merreni me njohjet e Surinamit dhe Guineas”, ka thënë Daçiq.

Ky reagim erdhi pas postimit në facebook të ministrit të jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli i cili e akuzoi Serbinë për destruktivitet.

Ai tha se “Ivica Daçiqi po e dëshpëron çdo ditë e më shumë”.