Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë sot në Kosovë

Aktuale November 24, 2017 - 09:11

Ministrja e Mbrojtjes së  Shqipërisë, Olta Xhaçka sot do të qëndrojë në Kosovë.

Ajo fillimisht do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Më pas, ministrja Xhaçka do të vizitojë Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku do të takohet me ministrin Rrustem Berisha.

Pas këtij takimi, do të ketë edhe deklaratë për media.