Gjykata sot shpallë vendimin për Fatmir Limajn

Aktuale November 24, 2017 - 08:20

Gjykata në Prishtinë sot do të shpallë aktgjykimi ndaj ish-ministrit të transportit, tani zënvendëskryeministrit, Fatmir Limaj.

Ai akuzohet për krim të organizuar dhe korrupsion, dhe për kurdisje tenderësh në kohën sa Limaj ka qenë ministër i transportit nga radhët e PDK-së.

Dje në fjalën përfundimtare, Fatmir Limaj tha se nuk ka prova që e bëjnë atë fajtor në lidhje me këto vepra.

Edhe avokati ka deklaruar se klienti i tij nuk ka keqpërdorur asnjë cent në Ministrinë e Transportit.

Veç Limajt për këtë rast akuzohen edhe Endrit Shala, Florim Zuk,a Shpëtim Telaku dhe Nexhat Krasniqi. /Lajmi.net/