Haki Abazi e godet Dardan Molliqajn: Kur e kam luftu Klanin Pronto ti je fotografuar me Hashim Thacin!

Aktuale November 23, 2017 - 23:28

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në emisionin “Debat Plus” ndërmjet deputetit të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj dhe analistit politik, Haki Abazi.

Molliqaj i ka thënë Abazit se është bërë me PDK-në e LDK-në vetëm e vetëm qëta rrëzojnë Shpend Ahmetin, por që sipas tij, ka humbur.

Madje, Molliqaj i ka thënë Abazit se ka luajtur ulët, madje duke goditur edhe “nën brezë”.

Pas kësaj ka reaguar Abazi, i cili ka thënë se Shpen Ahmeti ka dështuar, raporton Gazeta Blic.

“Me majt Prishtinën me kanxha e kifle, është amnezi. Prishtina nuk mbahet me kësi gjërash dhe me viktimizim”, ka thënë Abazi.

“E kam mbështet shpendin më 2013, por asnjë standard nuk e ka arritur deri më tani në qeverisje. Me ta pru një aparat me ta shtyp certifikata të lindjes, nuk është standard”, ka thënë Abazi.

Abazi i tha Molliqajt se ai kur e ka luftuar Klanin Pronto dhe Hashim Thacin, “ju keni bërë fotografi me Hashim Thacin”, ka thënë Abazi.

Në një moment, Abazi i ka thënë Molliqajt se është shndërruar në nivel tëAdem Grabovcit, duke e përmendur videon ku VV nën petkun e një organizatëjoqeveritare, ka manipuluar me qytetarët për votimet.