Pacolli: Erdogan mbetet një nga përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës

Aktuale November 23, 2017 - 21:39

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka takuar sot presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për të cilin ka thënë se mbetet një nga përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës.

“Kënaqësi të takoj Presidentin Erdogan gjatë vizitës sime në Stamboll. Mbetet një nga përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës”, ka shkruar Pacolli në Facebook.