Haradinaj e Minxhozi zyrtarizojnë 28 Nëntorin

Aktuale November 23, 2017 - 19:35

Pas vendimit të kryeministrit Haradinaj për ta shndërruar 28 Nëntorin në festë zyrtare të vendit, ambasadori i Shqipërisë Qemal Minxhozi deklaroi se kjo është dita më e lumtur dhe kuptimplotë e kombit shqiptar, transmeton Klan Kosova.

I lumtur u shpreh edhe Haradinaj, duke deklaruar se ajo që sot e bën atë krenar si shqiptar është fakti që e kemi përcaktimin tonë euroatlantik që na bashkon rrugës, si dhe që gjaku, gjuha dhe  flamuri na kanë mbajtur të bashkuar gjithmonë.

Këto fjalime u mbajtën në ceremoninë festive të organizuar nga ambasada e Shqipërisë në Kosovë, për nder të 105 vjetorit të pavarësisë.