Minxhozi: Kosova dhe Shqipëria janë të bashkuara, kanë synim BE-në

Aktuale November 23, 2017 - 19:29

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, shënoi 105 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë eveniment të ftuar ishin mbi 1500 zyrtarë të lartë të shtetit dhe përfaqësues të tjerë.

Shënimi i përvjetorit u mbajt sonte në sallën e panaireve ndërkombëtare. Ambasadori shqiptar, Qemal Minxhozi duke folur për historinë shqiptare ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë të bashkuara dhe kanë synim rrugëtimin e tyre në Bashkimin Evropian, transmeton kp.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se gjaku, flamuri dhe gjuha “na kanë bërë shqiptarë, por me u ndier krenar me këtë komb është fuqia dhe përcaktimi drejt proceseve euroatlantike”.