Ja kur pritet të përfundojë numërimi i votave me kusht

Aktuale November 23, 2017 - 18:03

Numri i votave me kusht po vazhdon në Qendrën për Numërimin e Votave dhe ky proces nuk pritet të përfundojë shpejt, njofton Klan Kosova.

Burim Ahmetaj, koordinatorët në qendrën e numrit të votave ka treguar se procesi i numërimit të votave me kusht është një proces shumë i komplikuar prandaj merr kohë.

“Kjo është një procedurë që na shkakton vonesa deri të kompletimit i numrit të votave. Deri më tani nuk ka parregullsi në numërimin e votat me kusht, votat e personave me nevoja te veçanta dhe votat me postë. Prandaj nuk pritet të përfundojë shpejt numërimi”.