Ndryshon renditja: AAK-ja partia e parë në Kosovë me 8 komuna

Aktuale November 23, 2017 - 17:27

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës doli partia e dytë në zgjedhjet lokale me fitoren në 7 komuna të Kosovës.

Por numërimi i votave me postë dhe me kusht e ka ndryshuar rezultatin në Komunën e Istogut ku printe LDK-ja me Haki Rugovën, raporton lajmi.net.

Deri tash Gani Dreshaj i AAK-së ka dal para Haki Rugovës së LDK-së.

Sipas rezultateve përfundimtare të votave me postë, atyre me kusht dhe personave me nevoja të veçanta, Gani Dreshaj i AAK-së ka marrë 1475 vota, kurse Haki Rugova 133.

Nga kjo del se kandidati i AAK-së ka fituar në Istog me dallim prej 363 vota.

Image

Ndërsa diferenca në mes Dreshaj dhe Rugovës sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, pa numërimin e votave me kusht, ishte 671 vota.

Me këtë rezultat i bie që AAK-ja është partia me më së shumti komuna të fituara, nga partitë politike shqiptare.

AAK me 8 komuna, LDK me 7 komuna të fituara, PDK me 5, VV 3, NISMA me 1 komunë, 1 AKR, dhe dy komuna të pavarura, Skenderaj dhe Hani i Elezit.