Mustafa: Haki Rugova është kryetar i Istogut, kemi argumente për keqpërdorim të votave me postë

Aktuale November 23, 2017 - 17:21

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nuk e ka pritur mirë numrin e votave me kusht dhe me postë të cilat deri më tash po e deklarojnë si fitues Gani Dreshajn e AAK-së.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka shkruar Haki Rugova është kryetar i Istogut, dhe se kanë argumente të mjaftueshme për keqpërdorime që janë bërë me votat me postë për Istogun.

Postimi i plotë:

Haki Rugova është Kryetar i Istogut. Kemi argument të mjaftueshme për keqpërdorime që janë bërë me votat me postë për Istogun. Kanë votuar njerëzit e vdekur, i kemi fotot e varrezave të tyre, vëzhguesit kanë vërtetuar pliko të njëjta për të gjitha postimet, printer të njëjtë dhe letër të njëjtë. Janë falsifikuar identitetet e votuesve. Këto fakte do t’ia ofrojmë PZAP-it dhe Prokurorisë së shtetit. Prandaj mos u mashtroni se ka fituar Gani Dreshaj.