Nis mbledhja e kryesisë, pritet të caktohet vazhdimi i seancës

Aktuale November 23, 2017 - 14:24

Kryesia e Kuvendit ka nisur mbledhjen e radhës para pak minutash, me ç'rast pritet të caktohet vazhdimi i seancës së ndërpre sot, raporton “Zeri.info”.

Seanca plenare e cila nisi sot, u ndërpre, meqë koalicioni PAN (me kërkesën e PDK-së), e cila e lëshoi sallën nën arsyetimin e skandalit të EULEX-it.

PDK para se të ndërpritej seanca kërkoi që vazhdimi të mbahet nesër, LDK të hënën, kurse LVV javën tjetër (duke mos specifikuar).

Në këtë seancë pritej të shqyrtoheshin 23 pika të rendit të ditës./Zeri

Image