Reagon përsëri Shpend Ahmeti për vendimin e rinumërimit të votave

Aktuale November 23, 2017 - 12:22

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka reaguar përsëri për vendimin e PZAP-së për rinumërim të votave, raporton zeri.info. 

Ahmeti ka thënë se sot është dashur që të numërohen votat me kusht e të diasporës, ku sipas tij do të konfirmonte fitoren e partisë së tij, në dy komunat ku është vendosur për rinumërim, Prishtinë dhe Prizren. 

“Sot kanë pas me u numëru  votat me kusht dhe ato të diasporës ku do të konfirmohej fitorja jonë në Prishtinë e Prizren.

Sot ka marr vendim PZAP për rinumërim të plotë në vetëm dy komuna ku ka fituar Vetëvendosje. 

Çdo kuti ka qenë e nënshkruar nga të gjithë komisionarët dhe asnjë kuti nuk ka shku në karantinë. E kanë kalu auditimin.


Ndaj këtij vendimi ka afat 24 orë për ankesë në Gjykatën Supreme. Por, në afat rekord në KQZ Sami Hamiti po shtyen që të ndalet procesi i numërimit të votave me kusht dhe të rinumërohen pa prit afatin e ankesave.

Prapë po ju them, nuk mund mund të ndryshojë vullneti i qytetarëve!” ka përfunduar Ahmeti shkrimin e tij në facebook.