Kështu e priti PDK-ja vendimin e PZAP-it për rinumërim në Prishtinë

Aktuale November 23, 2017 - 11:33

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, për rinumërimin në Prizren e Prishtinë, ka thënë se kanë kërkuar që të ketë pasi në këto dy komuna diferenca ka qenë shumë e vogël.
Ai ka theksuar se është mirë që të bëhet verifikimi duke e përshëndetur vendimin e PZAP-it.

Krasniqi ka shtuar se presin që në Prizren të përmbyset rezultati dhe PDK-ja të dalë fituese.