Pyetje për gjyqtarin Kalludra: Po të ishte Astrit Dehari gjallë, sa do ta dënoje?

Aktuale November 23, 2017 - 11:19

Shefi i grupit parlamentar të LvV-së, Glauk Konjufca, ka bërë një pyetje publike në drejtim të gjyqtarit që shpalli verdiktin për aktivistët e LVV-së të cilët para pak ditësh u dënuan me 21 vjet burg.  Ai me këtë rast, ka pyetur gjyqtarin Kalludra se sa do ta dënonte Astrit Deharin po të ishte gjallë.

"Një pyetje gjyqtarit Beqir Kalludra: po të ishte gjallë Astrit Dehari, sa vite burg do t'ia jepje atij? Ju jeni ata që të mbysni dhe të dënoni për së vdekuri", deklaroi ai.

Konjufca më tej, tha se verdikti i këtij gjyqtari hap një epokë krejt te re. 

"Verdikti i gjyqtarit Kalludra e hapë një epoke të re në gjyqësi, epoka e dënimit pa prova", shtoi ai./Zeri