Tërhiqet Veseli, pesë minuta pauzë

Aktuale November 23, 2017 - 10:55

Pasi koalicioni PAN ka lëshuar sallën ku po pritej të niste seanca e sotme plenare, LDK ka kërkuar që të shkohet në pauzë 5 minutëshe, raporton “Zeri.info”.

Me këtë rast, kryetari i kuvendit, Kadri Veseli është tërhequr, duke kërkuar që seancën ta vazhdojë njëri nga nënkryetarët e kuvendit.

Ndërkohë, në këtë seancë në rend dite ishin 23 pika gjithsej./ZËRI/