Milaim Zeka nuk i bindet kërkesës së PDK-së

Aktuale November 23, 2017 - 10:51

Deputeti i koalicionit PAN nga radhët e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, nuk i është bindur kërkesës së shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, për ta lëshuar seancën e sotme, raporton zeri.info.

Përkundrazi, ani pse PAN ka lëshuar sallën me kërkesën që e njëjta të vazhdojë nesër, Zeka, bashkë me disa deputetë të këtij koalicioni nga komuniteti joshumicë po qëndrojnë ende në sallë.

LEXO EDHE: PAN lëshon seancën

Aty po ashtu, gjendet edhe përfaqësuesit e dy partive opozitare, LVV e LDK./Zeri