PAN lëshon seancën

Aktuale November 23, 2017 - 10:46

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, menjëherë pas nisjes së seancës plenare, ka kërkuar që të lëshohet seanca dhe të vazhdohet gjatë ditës së nesërme, raporton “Zeri.info”.

Me këtë rast, deputetët e PAN-it kanë nisur tashmë që të dalin nga salla, kurse deputetët e opozitës ende po qëndrojnë në sallë.

Krasniqi gjatë fjalës së tij, foli rreth skandalit të EULEX-it, ku Malcolm Simmons, gjyqtari i këtij misioni dha dorëheqje para pak ditësh, duke hedhur akuza të rënda për korrupsion brenda këtij misioni.

Krasniqi me këtë rast, tha se EULEX ka pasur qasje diskriminuese, andaj kërkoi nga ai që të dalë me një raport sqarues rreth kësaj çështjeje dhe më pas kërkoi që të lëshohet salla.

“Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, shpreh këtu indinjatën dhe shqetësimin tonë të thellë në lidhje me raportimet e fundit në media ndërkombëtare dhe vendore që flasin për një qasje diskriminuese dhe paragjykuese nga zyrtarët e EULEX-it ndaj ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë gjykuar në procese të ndryshme nga prokurorët dhe gjyqtarët e këtij misioni. Ish-kyetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, ka deklaruar zyrtarisht dhe publikisht se gjykatës të EULEX-it kanë pasur qasje manipulative në rastet që nderlidhen me ish-ushtarët e UÇK-së. Për më tepër, në dëshmitë e tij ai ka përfshirë edhe gjykatësin kryesor të rastit “Drenica 2”, Dariusz Sielicki, për të cilin ka deklaruar se të akzuarit i ka fyer vazhdimisht duke i quajtur edhe “kafshë”. Kjo shtë më shumë se e turpshme dhe ofenduese për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Për neve është e papranueshme dhe jashtëzakonisht joprofesionale nëse një qasje e tillë manipulative vërtetë ka qenë mënyra e trajtimit të rasteve në fjalë. Andaj, ne kërkojmë urgjentisht nga udhëheqësit e EULEX-it që t’i ofrojnë Kuvendit dhe institucioneve tona një përgjigje zyrtare dhe të detajuar në lidhje me këto pretendime shumë serioze”, tha Krasniqi. /Zeri/

 

Image

Image

Image