Reagon Shpend Ahmeti pas vendimit për rinumërim të votave në Prishtinë

Aktuale November 23, 2017 - 10:38

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka reaguar pas vendimit të PZAP-së për rinumërim të votave duke e  quajtur të padrejtë këtë vendim, raporton zëri.info.

“Nuk ndryshohet vullneti i qytetarëve, sado që merrni vendime të padirejta”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.

Ndërkohë, PZAP  ka marrë vendim që kutitë e votave të komunës së Prishtinës dhe asaj të Prizrenit  t’i nënshtrohen procesit të rinumërimit./Zeri.info