Daçiq paralajmon tërheqje të reja të njohjeve të Kosovës

Aktuale November 23, 2017 - 08:51

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka deklaruar se lista e vendeve që njohën Kosovën do të zvogëlohet në më pak se 100 vende.

Sipas tij, pas Guineas që ka “tërhequr” njohjen e Kosovës, numri 114 i njohjeve të Kosovës, është gënjeshtër, transmeton Indeksonline.

“Kjo vetëm tregon se lista e 114 vendeve që kanë njohur Kosovën do të zbresë në 100 vende”, ka thënë Daçiq.